Erdogan dhe Trump takohen në Hagë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Hagë, gjatë një vizite të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij.

Takimi, i zhvilluar pas një darke solemne për liderët dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e NATO-s, u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat në Pallatin Mbretëror.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës turke, takimi përfshiu diskutime të thelluara mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe SHBA-së, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Presidenti truk theksoi se të dy vendet kanë potencial të jashtëzakonshëm për të avancuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe investimeve.

Ai shtoi se përparimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mund të ndihmojë në arritjen e objektivit të rritjes së vëllimit të përgjithshëm tregtar mes dy vendeve në 100 miliardë dollarë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Trumpi hedh poshtë vlerësimin e inteligjencës se nuk u shkatërrua programi bërthamor i Iranit

Read Next

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?