Enver Hoxhaj: Gjakova djep i nacionalizmit shqiptar

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me strukturat e saj në komunën e Gjakovës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Xhavit Haliti i cili tha se synimet kryesore të kësaj partie janë zhvillimi ekonomik dhe përparimi i vendit. “Duke parë entuziazmin e gjithë banorëve të këtij regjioni do bëj gjithë çfarë është e mundshme për të mundësuar zhvillim dhe përparim të vendit”.

Hisen Berisha tha se PDK-ja është ajo që ka shtyrë përpara të gjitha proceset e shtetndërtimit. “….që nga shpallja e pavarësisë e formimi i ushtrisë, njerëzit që i kanë përcjellur këto procese sot janë në PDK.”
Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ju drejtua të pranishmëve duke kërkuar mobilizim të përkrahësve në këto zgjedhje. “Ashtu siç keni qenë dy dekada me partinë demokratike, keni qenë zëri, fryma dhe shpirti i saj, partia demokratike ka nevojë më shumë se kurrë për ju e Kosova për qeverisjen tonë.”

Kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj tha se Gjakova është djep i nacionalizmit shqiptar e PDK-ja si parti është projekt kombëtar. PDK-ja do të jetë ajo që me ndihmën e përkrahësve do të dalë fitimtare në zgjedhjet e 14 shkurtit thanë ndër të tjera ata.

Read Previous

Nga nesër do të fillojë zbatimi i projektit të menaxhimit të parkingjeve publike

Read Next

KF “Vëllaznimi” filon vitin 2021 me risi