KF “Vëllaznimi” filon vitin 2021 me risi

Bordi i KF “Vëllaznimi” dhe donatorët me miratim të kuvendit komunal kanë vendosur që administrator i përkohshëm i klubit të emërohet Edi Luzha. Besnik Gojani tregoi se si do të vazhdojë stinori i dytë i këtij kampionati dhe si do të menaxhohet kjo fazë tranzicioni “Vëllaznimi për momentin është pa kryetar të klubit dhe pa ushtrues detyre…. kemi vendosur të na bashkëngjitet një administrator, një djalë me potencial të madh…”

I pyetur se kur pritet të bëhet privatizimi i klubit ai tha se gjithçka është në proces dhe e mirë e gjithë kësaj është se nuk mungon gatishmëria e gjithë akterëve. “Do ja lëmë kohës, nuk do pengojmë rrugën e privatizimit, urojmë të privatizohet ashtu siç çdo simpatizantë i Vëllaznimit do dëshironte.”

Qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori janë vazhdimësia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri siç është privatizimi i klubit.

Read Previous

Enver Hoxhaj: Gjakova djep i nacionalizmit shqiptar

Read Next

​’Halili dhe Hajria’, 58 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar