Energjia atomike dhe ajo e gjelbër, shpëtimi i BE-së

Presidentja e KE: Do të na shpëtojnë përgjithmonë prej varësisë ruse

Presidentja e Komisionit Europian u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian për bashkëpunim, që unioni të fitojë pavarësi energjetike nga Rusia. Pasi liderët europianë nuk arritën ndonjë marrëveshje për përballimin e krizës energjetike në samitin e kësaj jave, shefja e Komisionit shpalosi në Tëitter propozimet e saj për të pavarësinë energjetike të BE-së.

Fokusi sipas saj, duhet të jetë tek energjia e gjelbër e rinovueshme dhe pse jo edhe tek energjia bërthamore. Por deri në tranzicionin e plotë tek këto lloj energjish, Europa duhet të krijojë një rezervë të përbashkët gazi për të menaxhuar më mirë shpërndarjen drejt vendeve anëtare ku nevojat janë më të larta. Strategjinë e re pritet ta paraqesë para fundit të këtij viti.

Franca është ndër mbështetëset kryesore të energjisë bërthamore, teksa Gjermania, vitet e fundit po zbaton politikën e mbylljes së centraleve bërthamore. Po këtë javë, presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte gati të hapte rubinetat e gazit për Bashkimin Europian, sapo unioni të pranojë gazsjellësin Nord Stream II, që transporton gazin rus përmes detit, drejt Gjermanisë, duke shmangur Ukrainën.

Read Previous

“Delta” nuk ka përfunduar ende?

Read Next

Shtohen shitjet e makinave elektrike në Bashkimin Europian