Personat të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një shkëmbim të armatosur zjarri në Gjakovë, ende nuk janë kapur nga policia. Ky rast i ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çetta” dhe “Yll Morina” i ka shqetësuar edhe banorët e kësaj zone. Zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj thotë se personat e dyshuar ende janë arrati.
Ende në arrati personat që kanë shtënë mbrëmë me armë në rrugën “Anton Çetta”