KF “Vëllaznimi” ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Emir Zogaj nga FC “Malisheva” për sezonin 2024/25.
Zogaj do të jetë pjesë e skuadrës gjakovare për edicionin e ri, duke sjellë freski dhe opsione të reja në repartin e mesfushës. Me përvojën e tij nga elita e futbollit kosovar, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në garën për objektivat e sezonit.
KF “Vëllaznimi” vazhdon të përforcojë skuadrën në përpjekje për një edicion sa më të suksesshëm në Ligën e Parë. /tvsyrivision/
Emir Zogaj i bashkohet KF “Vëllaznimit” për sezonën 2024/25