Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) paralajmëroi se një variant “plotësisht i ri” i Covid-19 mund të shfaqet këtë dimër, por shtoi se vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit nga sëmundjet e rënda.
Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) më 2 shtator thanë se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit.
“Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot”, – është shprehur shefi i vaksinave të EMA.
EMA më 31 gusht miratoi vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin më të vjetër BA.1 Omicron./ BBC/CNN/