Elon Musk ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Teslës.
Gjatë një interviste 40-minutëshe në Forumin Ekonomik të Katarit, ai deklaroi se do të qëndrojë CEO i kompanisë së vetura elektrike për të paktën edhe pesë vjet.
“Nëse nuk vdes”, tha Musk me shaka, duke nxitur të qeshura nga audienca.
Në këtë intervistë, miliarderi theksoi gjithashtu se tensionet politike globale kanë ndikuar në shitjet e Teslës. Sipas tij, situatat e brishta në disa tregje po krijojnë sfida shtesë për industrinë e automjeteve elektrike. /GazetaSinjali/