Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
Policia e Kosovës ka bërë të shtunën ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia në Kosovë, i cili kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet A.G. ishte arrestuar nga autoritetet kroate, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Policia thotë se i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi është realizuar më 25 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas Policisë, ekstradimi u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë. /RTKLive