Ekspertja Xhumani promovon turizmin kombëtar përmes fjalës së shkruar

Revista Travel ka 10 vjet që shpalos vendet turistike më të mirat në të gjitha trojet shqipëtare në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo revistë botohet një herë në dy ose tre muaj gjatë ndërrimit të sezoneve dhe ka për qëllim që njerëzve të ju lehtësoj përzgjedhjen e vendeve për të kaluar pushimet e tyre kështu na tha drejtoresha ekzekutive e kësaj reviste, Flora Xhemani Baba.

Ajo tha se bashkëpunëtorët janë jo profesionistë por ata ndajnë përvojat e tyre që kanë kaluar gjatë pushimeve.  Njëherit ftoi ata që kanë dilema se ku t’i kalojnë pushimet e tyre të shfletojnë këtë revistë.

Turizmi dalëngadalë po i kthehet normalitetit pas një periudhe dy vjeçare nga pandemia botërore Covid-19. Ky sektor i rëndësishëm kudo në botë ka rëndësi në ekonominë e një vendi, dhe për këtë bota nuk bën dot pa turizëm shtoi ekspertja e turizmit e cila po punon në drejtim të zhvillimit të kësaj pike kyqe të zhvillimit ekonomik.

Read Previous

Gojani: Njerëz të shumtë po i qëndrojnë pranë klubit, pritet privatizimi

Read Next

OBSH: Vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të mposhtur Omicron