Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka ngritur dyshime e Irani po e furnizon me dronë Serbinë.
Ai e ka shpërndarë një postim në rrjetin social X, ku thotë se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi.
E sipas Flightradar24, destinacioni i këtij avioni duhet të jetë Beogradi.
Lidhur me këtë ai ka pyetur “A është vërtete Serbia duke blerë dronë nga Irani?”.
/klankosova/