Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka kërkuar bashkëpunimin e prindërve rreth imunizimit të fëmijëve me vaksinën anti Covid. Kjo kërkesë është bërë pas aprovimit të rekomandimit të Komitetit të imunizimit kundër Covid-19 për fëmijët 12 deri në 15 vjeç. Edhe infektologu Afrim Sylejmani e mbështet këtë vendim.
Por pavarësisht kësaj interesimi i prindërve për t’i imunizuar fëmijët e tyre është mjaft i vogël kështu tha doktoresha në qendrën e vaksinimit, Ejona Jaka.
Në qendër të vaksinimit ne takuam edhe dy fëmijë të moshësh 14 dhe 15 vjeç që kishin vendosur të imunizohen me vaksinën anti covid.