Ekipi mobil i zgjedhjeve derë më derë

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote të cilët për shkak të aftësisve të tyre veçanta nuk kanë mundur të dalin për të votuar në vendvotimet e tyre janë ftuar ditë më parë nga KQZ që të plotësojnë një aplikacion që ju mundëson atyre të votojnë në shtëpitë e tyre përmes ekipeve mobile që punojnë në teren.
Ky ekip mobil sot do të shkojë në 67 shtëpi që do të mundësojë votimin për të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Qytetarët e vlersojnë si shumë të nevojshme punën e këtij ekipi.

Janë edhe dy ekipe të tjera mobile në komunën e Gjakovës, njëri ekip po ju mundëson votimin personave e infektuar me Covid-19, ndërsa tjetri ekip është nëpër fshatrat e komunës së Gjakovës, në shërbim të personave me aftësi të veçanta.

Read Previous

Shqipja dhe greqishtja në lashtësi

Read Next

​Të pavaksinuarit në Austri nga nesër “të mbyllur”