Ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova i del në ndihmë Kukësit

Një ekip i përbërë nga gjashtë zjarrëfikës nga komuna e Gjakovës, janë nisur mbrëmë në orët e vona të natës drejt Shqipërisë, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve masive që kanë  përfshirë malet e Kalimashit.

Ekipi i zjarrëfiksve që ndodhet në shtetin shqiptar së bashku me zjarrëfikësit tjerë nga Kosova, do të qëndrojnë ende atje, ose të njëjtit do të zëvendësohen varësisht nga ecuria e situatës me zjarret.

Ndërkohë bëhet e ditur nga ky mjedis se zjarri në malet e Kalimashit është ende aktiv.

Read Previous

Gjakova renditet e treta në numrin më të madh të të imunizuarve me vaksinën anticovid

Read Next

A janë vaksinat përforcuese mënyra më e sigurt kundër variantit delta?