Një ekip prej katër anëtarësh i inspektorëve bërthamorë të OKB-së do të mbërrijë në uzinën e Zaporizhzhia të premten, sipas mediave të huaja.
Ata do të zëvendësojnë ekipin e mëparshëm prej dy specialistësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, vizita e të cilëve nisi në fillim të shtatorit.
“Ata do të qëndrojnë në centralin bërthamor, ashtu si paraardhësit e tyre,” tha kreu i administratës së Enerhodar.
Kievi dhe Moska kanë luftuar mbi kontrollin e centralit, i cili është në kontrollin e forcave ruse por në të punojnë punëtorë ukrainas.
/abcnews.al