Ekipi i FSK-së renditet i 5-ti në garën e snajperistëve në Turqi

Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vendin e pestë në garën e snajperistëve të mbajtur në Egirdir të Turqisë.

Gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si: qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut etj.

Sipas Ministrise së Mbrojtjës, këtë vit garën e mbajtur në shkollën e Komandos nga data 21 deri 28 qershor 2022 morën pjesë gjithsej 26 ekipe nga 12 shtete.

“Kjo garë çdo vit mbledh shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre elite të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues  kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

/Telegrafi/

Read Previous

Haxhiu: Për reformën në drejtësi duhet të jemi të unifikuar, pavarësisht dallimeve politike

Read Next

Rreth 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova gjatë vitit 2021