Ka filluar vaksinimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptan në komunën e Gjakovës. Duke ditur që numri i rasteve pozitive është duke u rritur dukshëm në këtë qendër mobile është vërejtur një interesim i qytetarëve që po vaksinohen.
Deputeti Fridon Lala tha se pas bashkëpunimit me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia sot po bëhet edhe vaksinimi për këtë komunitet.
E qytetarët po apelojnë tek të tjerët që të vaksinohen sepse ndryshe nuk e mundim këtë virus.
Pas masave të reja nga qeveria e Kosovës apeli nga insitucionet shëndetësore është që të gjithë qytetarët të marrin dozat e vaksinës anti-covid dhe të mbrojnë vetën, familjen dhe të tjerët.