Edon Zhegrova në formacionin e javës në Francë

Edon Zhegrova po vazhdon shkëlqimin e tij në sezonin e ri 2024-25 me Lille në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka arritur që sërish ta përbëjë formacionin më të mirë të javës.

Sipas SofaScore, Zhegrova ka gjetur vend në 11-shen më të mirë për xhiron e pestë në kampionatin francez, teksa është vlerësuar me notën më të lartë nga çdo lojtar tjetër i përfshirë, me notën 8.9, shkruan Sinjali Sporti.

Reprezentuesi kosovar realizoi një dopietë në barazimin 3-3 të Lilles ndaj Strasbourg. /GazetaSinjaliSport/

Read Previous

36% më shumë vizitorë në sitet kulturore nga janari deri në gusht

Read Next

De Paul: Te Argjentina bëjmë gjithçka vetëm për Messin