Edi Rama: Shkolla “Naim Frashëri”, gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues

Shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues për vitin e ri shkollor, i cili nis të hënën me 9 shtator.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle. Për ciklin e investimeve gjatë periudhës 2024-2025 për të gjithë qarkun e Fierit do të rehabilitohen 6 objekte arsimore.

Nga të gjithë investimet në qarkun e Fierit, përfitojnë mbi 2000 nxënës, të cilët do të fillojnë vitin shkollor në kushte shumë më të mira, me standarde bashkëkohore./abcnews.al

Read Previous

Rënia e numrit të nxënësve në Kosovë: Të dhënat për dy vjetët e fundit

Read Next

Haaland në bisedime për rinovimin e kontratës me Manchester City