Edhe sot mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë

Gjatë ditës së djeshme, por dhe mëngjesin e sotëm, shumë kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë për vikend.

E për këtë kanë ndikuar edhe masat e reja shtrënguese që Qeveria Kurti vendosi kundër pandemisë Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë.

Sigurisht që kjo do të ndikojë negativisht si ën ekonominë e vendit, ashtu edhe në përkeqsimin e situatës me Covid-19, pasi kthimi i tyre nga Shqipëria shton rrezikun për infektime të reja.

Read Previous

Klopp flet para ndeshjes me Aston Villa

Read Next

​Demokracia Studentore kërkon vetting në sektorin e arsimit në Kosovë