Pak orë kanë mbetur që Gjykata Themelore të marrë vendimin për shtetasen serbe

Kanë mbetur edhe pak orë kur Gjykata Themelore do të vendosë pro apo kundër padisë së deponuar nga komuna e Gjakovës për rastin e shtetases serbe e cila është kthyer për të jetuar në Gjakovë. https://www.syri-vision.tv/

Tv Syri ka tentuar që të marrë përgjigje nga autoritetet e administratës komunale lidhur me padinë e dorëzuar pranë Gjykatës Themelore për anulim të kontratës për shfrytëzim të pronës komunale nga shtetasja serbe, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sektori ligjor pranë komunës së Gjakovës është kompetent për hartimin e të gjitha akteve juridike. https://www.syri-vision.tv/

Duke u nisur nga kjo, ne kemi kontaktuar udhëheqësin e këtij dikasteri, Frrok Gjergjaj, por i njëjti është përgjigjur se për këtë qështje dhe të gjitha qështjet tjera, përgjegjëse është zyra për informim pranë kuvendit komunal.

Kujtojme se ditën e djeshme është dorëzuar një padi nga Komuna e Gjakovës në Gjykatën Themelore, e cila ka afat 72 orë deri në marrje të një vendimi.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

10 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Read Next

Vetura elektrike Airo pastron ajrin e ndotur gjatë ngasjes