Edhe në Gjakovë nis vaksinimi për të gjithë personat mbi 85 vjeç

Tefik Jakupi me bashkëshorten u drejtuan për në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Qabrat, me qëllim që të marrin vaksinën e cila shërben për mbrojtjen ndaj virusit covid-19. Krejt kjo pasiqë nga dita e sotme ka filluar vaksinimi për personat mbi 85 vjeç. Pasi përfundoi këtë procedurë,  87 vjeçari përcolli një apel për të gjithë ata që janë në moshë të shtyrë.

Gjatë qëndrimit në QMF në Gjakovë hasëm edhe në punëtorë  shëndetësorë të cilët kishin ardhur me po të njëjtin qëllim.

 Këshillat  para dhe pas vaksinës nuk munguan as  nga ana e doktoreshës Vjollca Shasivari, e cila punon këtu si specialiste e mjekësisë familjare.

Se ky proces po shkon për së mbari e pohon edhe Makfirete Berisha, infermiere kryesore e vaksinimit. Ajo adreson vetëm një preokupim. Numrin e vogël të atyre që shprehin interesim për tu vaksinuar.

Një raport më të detajuar rreth kësaj nisme ka dhënë edhe Afërdita Spahiu Shllaku, drejtoreshë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Ajo ka thënë se deri në orën 12:00 janë vaksinuar 13 persona.

Ritheksojmë se vaksinimi në Gjakovë është duke u bërë në QMF në Qabrat.

Read Previous

Ambasadori i Norvegjisë i ofron mbështetje Haxhiut për reformat në sistemin e drejtësisë

Read Next

Vitia: Kontingjenti i dytë me vaksina arrin maksimumi në fillim të majit