Edhe mërgimtarët po vaksinohen në qendrën e vaksinimit në Gjakovë

Procesi i vaksinimit në komunën e Gjakovës është duke u realizuar sipas planifikimeve. Në qendrën vaksinimit në shkollën “Fehmi Agani”, janë duke u vaksinuar edhe mërgimtarët, kështu konfirmon për televizionin tonë, mjekja Hana Domi, e cila shtoi se procedura është e njëjtë edhe për ata që vijnë nga vendet e jashtme.

Domi thotë se ka vaksina të mjaftueshme, dhe apelon që qytetarët të vaksinohen pasi kohëve të fundit është vërejtur rritje e numrit të rasteve me Covid-19.

Këtu na njoftuan që edhe nëse nuk arrini të vaksionoheni në datën e caktuar nga sistemi, ju mund ta shtyni atë pasi që është kohë pushimesh, andaj mund të paraqiteni në një tjetër ditë për të marrë vaksinën. Vlen të theksohet se të gjithë qytetarët mund të zgjedhin mes dy vaksinave, Pfizer dhe Astrazeneca.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në këtë qendër të vaksinimit kishte ndërprerje të rrymës elektrike për tri orë. Ne kontaktuam drejtoreshën e shëndetësisë në komunën e Gjakovës Afërdita Spahiu Shllaku e cila  përmes telefonit u shpreh se në atë periudhë kohore vaksinat janë transferuar në QKMF “Ereniku” dhe të njëjtat sërish janë sjellë në qendren e destinuar për vaksinimit pas zgjidhjes së problemit me rrymë elektrike. Sipas saj asnjë vaksinë nuk ka pasur rrezik të prishjes.

Read Previous

Sërish probleme teknike në një aeroplan në Aeroport të Prishtinës, anulohet fluturimi për Helsinki

Read Next

BE-ja e ka gjobitur me 746 milionë euro Amazonin