Edhe kjo javë nis me mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore parashihen edhe reshje bore.

IHMK njofton se gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu, ndërkaq të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Read Previous

​Pas 12 ditësh, sot rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare

Read Next

Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare për bizneset e prekura nga pandemia