Edhe ambasadori italian iu bën thirrje deputetëve të marrin pjesë në votimin e presidentit

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në seancën që do të mbahet për votimin e presidentit.

Orlando përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se bojkotimi i seancës nuk i sjellë dobi askujt.

Siç kam thënë më parë, tash është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt”, tha ai. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Zyrtare: Tërhiqet ligji për zgjedhjet

Read Next

​Gastronomët: Kërkojmë kompensim nga shteti