Zgjedhjet 2025 | Edhe 1 orë deri në mbylljen e qendrave të votimit

Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të mbyllen në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

Tashmë kanë mbetur edhe një orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Prishtina po del të jetë komuna me shumicë shqiptare, me daljen më të madhe në zgjedhje deri në 15:00, gati 80 mijë persona.

Pas kryeqytetit, komunat me daljen më të madhe deri në 15:00 janë Prizreni me 45 mijë e 530 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe Ferizaj me 31.89% dalje, ose 37 mijë e 723.
/GazetaSinjali/

Read Previous

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” shpreh keqardhjen e thellë për aktin vandal ndaj televizionit tonë

Read Next

Në tri vjetët e fundit numri i fletëvotimeve të dëmtuara pati një trend uljeje