Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, një nga organziatorët e duelit të madh të
peshës së rëndë në boks mes britanikëve Tyson Fury e Anthony Joshua u shpreh se
kjo sfidë do të kalojë kufirin e 3 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë).
Kjo shifër është më e lartë se ajo që pat parashikuar Frank Warren, menaxheri i Fury, që
mendon se shitjet me pagesë të kësaj sfide do të shkojnë 2.5 milionë.
“Unë jam i bindur se kalojmë shifrën e 3 milionë PPV, pasi bëhet fjalë për një nga
sfidat më të mëdha të historisë së boksit. Është dueli më i madh në historinë e boksit
britanik. Do të jetë eventi i vitit.
E gjithë bota do të ndalet për ta parë atë përballje”,
tha Hearn, që shtoi se së shpejti do të bëjë publike edhe detajet e fundit në lidhje
me datën dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo sfidë./Telesport/