Ecuria e pandemisë COVID-19 në Kosovë

Në dhjetor të vitit 2019  për herë të parë u identifikua COVID-19 në Wuhan të Kinës, si një sëmundje e shkaktuar nga një Coronavirus i ri i emëruar SARS-CoV-2, dhe më pas u përhap globalisht për t’u bërë pandemia e 5 e dokumentuar që nga pandemia e gripit të vitit 1918.
Tani në treg qarkullojnë disa lloje të vaksinave të cilat luftojnë këtë sëmundje. Pra vaksinat kundër COVID-19 në kombinim me testim efektiv dhe me përmbajtje ndaj masave ekzistuese janë të një rëndësie parësore për vënien nën kontroll të pandemisë. Shtetet anekënd botës, kanë filluar ta shtrijnë imunizimin kundër COVID-19, përmes disa llojeve të vaksinave, të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vaksinimi parandalon vdekjet:

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar.
Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrimin e pacientit në spital”, thuhet në sqarimin e IKSHPK-së,(instituit kombetare te shendetesise publike te kosoves) që njëkohësisht u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe u sqaron se vaksinat nuk janë të rrezikshme.

Rasti i parë me COVID-19 në Kosovë

Më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi në një konferencë për media se pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Komëbëtar të Shëndetësisë Publike për SARS Cov 2 për 15 raste të dyshimta me Covid-19, dy (2) prej tyre kanë rezultuar si raste pozitive. Ku, njëri nga të konfirmuarit pozitiv me Covid-19 u raportua si shtetase italiane e moshës 20 vjeçare, kurse pacienti i dytë, shtatas kosovar i moshës 77 vjeçare.

Rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në Kosovë:

Rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në Kosovë është shënuar më 22 Mars 2020, i ndjeri ishtë 82 vjecar nga Dumnica e Podujevës.Pos infektimit me COVID-19 ai ka pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese kronike ka njoftuar kështu Ministria e Shëndetësisë.

Arritja e dozave të para të vaksinës kundër COVID-19:

Kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 arriti në Kosovë më datën 28 Mars 2021 në ora 19:50 , siguruar nga organizata UNICEF nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ky kontingjenti përbëhej nga 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i pari që mori vaksinën kundër COVID-19 në Kosovë:

Më 29 mars 2021 ka filluar vaksinimi në Kosovë ku i pari është vaksinuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më 15 qershor 2021 ka filluar vaksinimi në masë kundër COVD-19 në Kosovë

Duke u bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, më 15 qershor 2021 ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Kosovë.

Arritja e dozave të para të vaksinës Pfizer kundër COVID-19:

Më 29 qershor 2021 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka lajmëruar për arritjen e kontigjentit të parë në Kosovë të vaksinave Pfizer kundër COVID-19.

Më 07 korrik 2021 ka filluar vaksinimi për qytetarët mbi moshën 40 vjeç dhe grupet tjera prioritare në Kosovë

Më 07 korrik 2021, Ministria e Shëndetësisë ka informuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 për kategorinë e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç dhe grupet tjera prioritare sic janë : Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi për udhëtim jashtë vendit, Zyrtarëve publikë, Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, Agjencinë Shtetërore të Navigimit Ajror, Stafin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “ Adem Jashari”, Zyrtarët Doganorë, Gazetarët dhe Gastronomët.

Më datën 09.07.2021 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marrë vaksinën kundër COVID-19

Më 9 korrik 2021, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19

Më 10.09.2021  u shënuan 1 MILION vaksina të administruara:

Më 10 Shtator 2021 u shënuan 1 MILION doza të  vaksinave të administruara në Kosovë.

Statistikat e fundit të situates COVID-19 në Kosovë (22.09.2021)

Kosova ka kohë që po vazhdon imunizimin e popullatës kundër COVID-19.Deri më sot në Kosovë, me një popullsi prej 1.7 milionë banorësh janë administruar  1.226.063 doza të vaksinave kundër COVID-19.

Read Previous

Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it që të qëndrojë neutral

Read Next

​Haradinaj i kërkon Ramës hekurudhën Kosovë – Shqipëri