Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it që të qëndrojë neutral

Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë kërkuar në një takim me komandantin e KFOR-it Franco Federici që trupat e KFOR -it të mbeten neutrale dhe të veprojnë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të paraqitur për media thuhet se “ nevojitet një prani e shtuar e KFOR -it për të ruajtur paqen dhe parandaluar incidentet “.

“Edhe një herë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve. Komandanti i KFOR -it tha se KFOR -i nuk do të ndërhyjë në çështjet politike ose nuk do të heqë me forcë pengesat në rrugë”, thuhet në një deklaratë nga kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Xhafer Xhiha tregoi për ndikimin e COVID-19 në mushkëri

Read Next

Ecuria e pandemisë COVID-19 në Kosovë