Xhafer Xhiha tregoi për ndikimin e COVID-19 në mushkëri

Profesionistët shëndetësorë kanë konstatur se virusi COVID-19 po prek shume organe të trupit të njeriut, por për të kuptuar se si përhapet ky virus në mushkeri, cilat janë simptomat dhe si duhet mbrojtur na njofton më shumë doktori Xhafer Xhiha pulmolog.

Virusi COVID-19 përcillet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pikat respiratore të personit të infektuar dhe përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara tregon tutje doctor Xhiha.

Kur mushkëritë infektohen, ato paralajmërojnë sistemin imunitar për të luftuar infeksionin. Por në disa raste, këto qeliza imunitare vrasin gjithçka, përfshirë indet e shëndetshme. Për këtë arsye shumë pacientë të sëmurë vihen në oksigjen për të mundësuar kështu frymëmarrjen

Read Previous

Sa përqind e shqiptarëve janë vaksinuar me të dyja dozat?

Read Next

Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it që të qëndrojë neutral