E shtrëngoi bashkëshorten me bluzë rreth qafës, 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, më 28 mars 2022, në Komunën e Gjakovës,  saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i shkaktoi lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij me inicialet V.I.

Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta  ishte e rrezuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.I., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, rastin e kanë konfirmuar për TV SYRI, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Read Previous

​Dogana shënon përmirësime në kohën e zhdoganimit të mallrave

Read Next

Letra prekëse e Markezit pasi doli me kancer