Gjakovë/ Një 24 vjeçare tenton t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Gjakovë, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Raporti i plotë i zëdhënësit të policisë:

“Më datë 09.09.2022 rreth orës 00:10 viktima femër/kosovare e lindur në vitin 1998 nga familjarët e saj është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi kishte prerë dorën e saj. Gjendja shëndetësore e viktimës (sipas mjekëve) është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe e njëjta është liruar nga spitali.

Rastit i janë përgjigjur njësitet përgjegjëse të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Tentim vetëvrasje”.

Read Previous

Mësimdhënësit më të targetuarit në rrjete sociale, shkak greva

Read Next

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit