E pazakontë në aeroport, pasagjerit i gjejnë armë brenda një pule

Zyrtarët amerikanë të transportit kanë kapur një pasagjer që po përpiqej të kontrabandonte një armë në një avion duke e fshehur brenda një pule. Arma u gjet brenda pulës së pagatuar nga oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) në aeroportin Fort Lauderdale-Hollyëood të Floridës.

Fotot u publikuan në internet nga Administrata Amerikane e Sigurisë së Transportit (TSA), e cila është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit. Fotot e publikuara tregojnë momentin kur oficerët gjejnë pistoletën e mbështjellë me një letër kafe përpara se të fshihej brenda pulës. /abcnews.al/

Read Previous

Udhëheqësit e NATO-s do të takohen për samitin e ardhshëm në Vilnius më 11 dhe 12 korrik

Read Next

Arkeologët italianë zbulojnë 24 statuja bronzi të ruajtura për 2300 vjet