E infektuar me parvovirus, humb jetën 2-vjeçarja

2-vjeçarja e infektuar me parvovirus, i cili shkaktoi miokardit, ka ndërruar jetë në Greqi.

Vogëlushja po trajtohej në spitalin “Ippokrateio” ​​në Selanik, po fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Sipas informacioneve, fëmija është transferuar në Hipokratin nga spitali Gennimatas ku është shtruar fillimisht dhe pas dy javësh ka ndërruar jetë dje, të shtunë. Vajza ishte infektuar me parvovirus, i cili shkaktoi miokardit dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo ndërroi jetë.

E mitura kishte një histori të vështirë mjekësore, pasi përballej edhe me probleme të tjera shëndetësore.

Read Previous

Paguhen 275 euro, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmrojnë grevë nëse nuk u rriten pagat

Read Next

Stikersat e vendosur me foton e terroristit të vrarë në Banjskë, Policia ndalon edhe tre persona të tjerë