E dhimbshme, Luljeta Sharani tregon se si kthehen mbetjet mortore të bijëve të tyre

22 vite në rrugë, protesta, aktivitete në Gjakovë e në tërë Kosovën, nënat e Gjakovës që nuk u lodhën kurr së kërkuari bijtë e tyre. Ato vazhdimisht bënë përpjekje për të treguar dhimbjen që tashmë ishin mësuar të jetonin me të. Këto heroina u mishëruan me rrugën që ishte e vetmja shpresë për rikththimin e më të dashurve të tyre.

Në “Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve”, nëna Nesrete Kumnova ende kërkon birin e saj,  Albionin, i cili edhe pas 22 vjetësh figuron i zhdukur. Ajo thotë që institucionet vazhdimisht kanë folur për të zhdukurit por që të njejtit shumë pak kanë bërë në këtë drejtim. Ajo kërkon gjithashtu që edhe familjarët e të zhdukurve të gëzojnë benfite të tjera karshi institucioneve.

Edhe nëna Luljeta Sharani, kërkon që varret mos të hapen më, sepse bashkë më varret hapen edhe plagët e familjarëve. Falë mundit dhe sakrificës së tyre është bërë edhe zbardhja e fatit të shumë personave.

Në komunën e Gjakovës ende janë të pagjetur 32 persona kurse në të gjithë Kosovën janë 1643 të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Read Previous

Komuna e Gjakovës ndan 215 mijë euro për investim në dy projekte të reja infrastrukturore

Read Next

ATK tregon hapat për shkarkimin e certifikatës për qarkullim të lirshëm