E ardhmja e Ousmane Dembeles në Barcelonë është ende e pasigurtë

E ardhmja e Ousmane Dembeles në Barcelonë po duket e pasigurt, pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij kanë ngecur sërish.

Gazeta katalonase Sport raporton se nuk është shënuar asnjë përparim në bisedimet e deritanishme për vazhdimin e kontratës së Dembeles.

Përfaqësuesi i Francës ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në vitin 2022.

Dembele, i cili shumicën e kohës në Camp Nou ka vuajtur nga lëndimet duke mos arritur t’i përmbushë pritshmëritë, mund të larohet falas verën e ardhshme.

Prandaj, Barça mund të kërkojë ta shesë atë këtë verë, në mënyrë që të mos e humbasë pa asnjë qindarkë./GazetaExpress/

Read Previous

Rio Ferdinand ndihet i turpëruar nga përfshirja e Manchester United në Superligën Evropiane

Read Next

Berat Rukiqi: Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt të vitit të kaluar e pakënaqshme