Dyshohet se një vajzë me probleme mendore u dhunua në Pejë

Rastet e sulmeve seksuale dhe dhunimeve në Kosovë, kohëve të fundit janë në rritje e sipër.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në qytetin e Pejës.

Sipas burimeve jozyrtare, vajza e cila dyshohet se ishte viktimë e dhunimit, ka edhe probleme mendore.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë veprime hetimore.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës  dyshohet se është dhunuar viktima. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave te dyshuar që kanë kryer këtë vepër penale”, ka thënë për Telegrafin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim’. /Telegrafi/

Read Previous

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë

Read Next

Autorizohet studimi për hekurudhën Shqipëri-Kosovë