Dyshohet se një person është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër COVID-19 në Zelandën e Re

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re kanë nisur një hetim pasi një burrë dyshohet se është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër COVID-19.

Burri besohet se është paguar për t’u vaksinuar në vend të personave të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re e ka marrë seriozisht situatën, tha Astrid Koornneef, kreu i programit të vaksinës dhe imunizimit kundër coronavirusit, “Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe po punojmë me agjencitë përkatëse”.

Në Zelandën e Re, njerëzit nuk duhet të tregojnë një dokument identifikimi kur marrin vaksinën.

Shumë kompani dhe objekte në vend përdorin një certifikatë vaksinimi vendase që lejon hyrjen në vende vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.

Rreth 89 për qind e Zelandës së Re janë plotësisht të vaksinuar. Me një popullsi prej 5 milionë banorësh, vendi ka raportuar rreth 12,500 raste dhe 46 vdekje që nga fillimi i pandemisë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Rrëfimi interesant i gruas indiane, e cila në moshën 104 vjeçe përmbushi ëndrrën për të mësuar të lexojë

Read Next

SpaceX ka lëshuar teleskopin e NASA-s për të vëzhguar vrimat e zeza