Dyshohet se e shiti mishin nga Brazili si të Kosovës, AUV ia ndalon eksportin kompanisë kosovare

Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë, ka njoftuar se ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin “Apetit sh.p.k”.

Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimor ( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit Sh.P.K. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur.

Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin e të gjitha hyrje-daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autorite të tjera që merren me taksat ( dogana, ATK), të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesin njëra-tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara.

Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do të ju mbajmë të informuar mbi të gjeturat.

Në këtë fazë nuk mund të pre-supozojmë veprimet, ato do të ndërmerren konform të gjeturave. Secili i përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballet me masat ndëshkimore të përcaktuara me ligj.

Si autoritet, premtojmë transparencë të plotë me të dhëna pas kryerjes së gjurmimit. Po ashtu mbi secilën masë ndëshkimore që vendoset për secilën palë të involvuar do të paraqesim shkeljet nëse vërtetohen.

AUV nuk do ta amnistoj asnjë punonjës për të cilin vërtetohet se ka bërë shkelje.

Read Previous

Zelensky nënshkruan projekligjin për uljen e moshës së rekrutimit

Read Next

Plagoset një vajzë kosovare në sulmin e armatosur në Finlandë