Dyshohet se dhunoi vajzën e zhdukur në Gjakovë, arrestohet 25 vjeçari

Një vajzë e raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj më 26 gusht është paraqitur dje në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një djalë.

Në lidhje me këtë rast Policia në Gjakovë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 25 vjeçare.

Sipas policisë, më 30 gusht pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person, raporton Syri.

“Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. E njëjta është intervistuar ne prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit te QPS-e. Në lidhje me këtë rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari. K.I.N. i lindur 1996, shqiptar, kosovar”, thuhet nga policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

Rasti si i tillë procedohet në Prokurorinë e shtetit.

“Hetimet tjera shtesë do të ndërmirren nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë”, thuhet nga policia, njofton Nysret Xhurkaj, zyrtar për informim publik në policinë e Kosovës për Syrin.

Read Previous

Rregullat për të hyrë në Shqipëri nga data 6 shtator

Read Next

Sveçla: Mbrëmë arritën 113 shtetas afganë, sot pritet të arrijnë edhe 131 të tjerë