Dyshohej se trafikonin një femër, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se, ata ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare, bën të ditur Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën e 17 shtatorit, në Podujevë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Dukagjini/

Read Previous

Scholz: Gjermania është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak në Evropë

Read Next

Fillimi i mësimit në disa shkolla, Jasharaj: Pas këtij vendimi qëndron presioni dhe shantazhi nga ministrja Nagavci