Dy vajza dyshohet se kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dje në Mitrovicë,
Burimet jozyrtare brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në stacion policor, ku po trajtohej një rast lidhur me një konflikt.
Dy të dyshuarat, njëra 18 dhe tjetra 15-vjeçare, kanë sulmuar policët, duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore. Zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat janë intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 18-vjeçarja të dërgohet në mbajtje ndërsa e mitura është liruar. Ato do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’./Sinjali/