Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

Dy civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në qytetet Bakhmut dhe Sviatohirsk të Donetskut në Ukrainë.

Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit bëri me dije se nata kaloi relativisht e qetë dhe se kishte vetëm bombardime të izoluara në vijën e frontit, shkruan The Guardian.

“Më 16 shtator, rusët vranë 2 civilë të rajonit të Donetsk: në Sviatohirsk dhe Bakhmut. 11 persona të tjerë u plagosën”, tha ai në Telegram. /abcnews.al

Read Previous

Borë në Slloveni, temperaturat bien deri në -4 gradë

Read Next

Haaretz: Pse Emiratet s’kanë blerë ende avionë amerikanë F-35?