Dy të dyshuar janë arrestuar për shitblerje të drogës në Gjakovë

Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjakovë i zhvilluar të enjten, rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për shitblerje e shpërndarje të narkotikëve dhe sekuestrimin e një sasie të kokainë. Të dyshuarit u kapën në flagrancë dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të dyshuar janë kapur mat nga Policia, teksa njëri ishte duke i dhënë tjetrit një qese të dyshimtë – që rezultoi të jetë substancë narkotike, e llojit kokainë.

Përveç drogës, janë sekuestruar edhe disa telefona dhe qindra euro para të gatshme.

Antidroga i ka prangosur dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Largohet shtylla në rrugën “Bardhyl Çaushi”, prej kohësh kishte mbetur në mes të asfaltit

Read Next

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës