Dy të arrestuar për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare

Dogana e Kosovës të premten ka njoftuar për arrestimin e dy personave në Prishtinë, të cilët dyshohen për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plumbave zyrtare.

Personat e arrestuar, sipas njoftimit të Doganës, janë pronari i mallit dhe shoferi i kamionit – të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale në dy raste të veçanta.

“Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./Koha.net

Read Previous

Uzina bërthamore amerikane Three Mile Island do të rihapet për të fuqizuar Microsoft

Read Next

Raporti historik i Draghit i BE-së u kritikua si i njëanshëm