Dy shqiptarë në garë për mandatin e deputetit në Greqi

Teksa pritet që në 21 Maj në Greqi të mbahen zgjedhjet parlamentare, dy shqiptarë janë pjesë e garës për t’u bërë pjesë e parlamentit grek.

Bëhet fjalë për Fatos Malajn dhe Antilian Kotzai. Malaj garon nën siglën e PASOK, ndërsa Antilian Kotzai futet për herë të parë në zgjedhjet kombëtare greke me logon e SYRIZA, PS.

Antilian Kotzai është diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Kretës. Ai ka dy diploma master dhe është president i Rrjetit të Rinisë me Origjine Emigrante “Horizontes”.

Ndërsa Fatos Malaj ka studiuar në Universitetin Harokopion dhe është i specializuar në fushat e kërkimit mbi emigracionin dhe çështjet ndërkulturore./Alsat.mk/

Read Previous

Nga 1 shtatori nis regjistrimi i popullsisë

Read Next

Qytetarëve që iu bë shkelje në pagesat për viza gjermane do të rimbursohen