Dy persona përleshen fizikisht në një parking në Gjakovë

Dy persona në Gjakovë janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje në parking.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 09:50, ku pas përleshjes të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Gjakovë 13.05.2023 – 09:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje lidhur me një parkim të veturave, janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raport.

Në njoftimin e bërë për media theksohet se,  me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

/Telegrafi/

Read Previous

Sot zhvillohen të pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës

Read Next

Voton Turqia, Erdogan kundër Kilicdaroglu dhe beteja e madhe për parlament