Dy persona nga Serbia tentuan të shmangnin taksën doganore, u konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje , një mashkull dhe një femër kosovare të  dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë ne territorin e Kosovës në pikën kufitare në Leposaviq , me qëllim të shmangies nga taksa e detyrueshme doganore.

Sipas policisë vetura ëshët dërguar në terminal doganorë .

“Belo Berdo, Leposaviq 29.08.2024-19:15. Njësiti policor ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë ne territorin e Kosovës me qëllim të shmangies nga taksa e detyrueshme doganore.

Lidhur me rastin vetura mbetet të dërgohet në terminalin doganor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./indeksonline/

Read Previous

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë

Read Next

Kurti për të zhdukurit: Në Serbi s’ka vullnet, në Kosovë afër 3 mijë gërmime