Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në Gjermani

Dy persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në Gjermani si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në qytetin Leverkusen. Nga ky shpërthim janë lënduar 31 persona, ndërkaq raportohet edhe për të zhdukur.

Shërbimit emergjent iu deshën tri orë për ta shuar zjarrin në zonën industriale “Chempark”, ku ndodhen kompani të mëdha të kimikateve. Zjarri shpërtheu të martën rreth orës 10:00, shkruan Reuters.

“Mendimet e mia janë me të lënduarit dhe me të dashurit e tyre. Ende jemi duke i kërkuar të zhdukuarit, por shpresa për t’i gjetur ata të gjallë është duke u venitur”, deklaroi shefi i zonës industriale ku ndodhi shpërthimi, Lars Friedrich.

Policia tha se nga 31 persona janë lënduar, kurse pesë prej tyre patën nevojë për kujdes intensiv.

Policia bllokoi disa rrugë dhe kërkoi nga banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret./GazetaSinjali

Read Previous

Në Gjakovë do të ndalet rryma sot

Read Next

Mërgimtarët dalin në pikalimin kufitar Morinë, për t’i pritur viktimat e aksidentit në Kroaci