Dy persona arratisen nga Instituti i Psikiatrisë

Dy persona janë arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ata ishin nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite dhe është cilësuar si “arratisje e personave të privuar nga liria”.

“Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Read Previous

Delegacioni i Shqipërisë vjen sot në Kosovë

Read Next

47 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë